Flash

Shpiket në Japoni vaksina kundër plakjes

Lapsi.al 15 December 2021
Shpiket në Japoni vaksina kundër plakjes

Studiuesit në Japoni thonë se mund të kenë bërë një hap drejt rritjes së jetëgjatësisë së njerëzve për shkak se provat e një vaksine kundër qelizave që kontribuojnë për plakjen kanë rezultuar të suksesshme.

Në provat laboratorike, një medikament që lidhet me një proteinë në qelizat e vjetra - ato që kanë ndaluar natyrshëm riprodhimin e tyre - ngadalësoi dobësimin e trupit te minjtë më të vjetër, thanë studiuesit nga Universiteti Juntendo i Tokios.

Qelizat konsiderohen të vjetra kur ndalojnë së dyfishuari vetveten, shpesh si përgjigje ndaj dëmtimit natyror të ADN-së së tyre. Mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe në sëmundjet e lidhura me plakjen si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

“Është ende herët për të ditur se sa mund të zgjatet jeta dhe nëse ka një kufi apo jo,” tha për Euronews Next Dr. Salvador Macip, kreu i Laboratorit të Mekanizmave të Kancerit dhe Plakjes në University of Leicester. “[Megjithatë] fusha e kërkimit kundër plakjes po përparon shumë shpejt. Në dekadën e fundit, ka pasur shumë zbulime kyçe.”

Të këshilluara

Elon Musk shpallet njeriu i vitit

Elon Musk është shpallur “Personi i vitit 2021” nga “Time”. Musk, i cili është personi më i pasur në Tokë, është shefi ekzekutiv i kompanisë së hapësirës ajr...

14:30

Vajza e Eminem i jep fund beqarisë

Vajza e adoptuar e reperit Eminem ka konfirmuar fejesën me partnerin e saj prej një kohe të gjatë, Matt Moeller . Në një postim në Instagram të ndarë me ndjekë...

12:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI