Flash

Billie Eilish: Shikoja shumë porno dhe kjo ‘shkatërroi’ turin tim

Lapsi.al 15 December 2021
Billie Eilish: Shikoja shumë porno dhe kjo ‘shkatërroi’

Këngëtarja Billie Eilish është rrëfyer pa dorashka gjatë një interviste në “Sirius XM”, ku ka pranuar se ekspozimi që në moshën 11-vjeçare ndaj pornografisë i ka shkatërruar asaj trurin.

Pornografia abuzive i ka shkaktuar asaj ankth dhe probleme në lidhjet e mëvonshme gjatë jetës.

“Dikur shikoja shumë porno, të jem e sinqertë. Fillova të shihja porno kur isha 11 vjeç. Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin pasi u ekspozova ndaj kaq shumë përmbajtjeje pornografike.”- është shprehur ajo.

Këngëtarja gjithashtu rrëfeu se është penduar për faktin që ka parë aq shumë pornografi, por mendonte se ajo ishte mënyra si mësoje të kryeje marrëdhënie seksuale.

Tema e pornografisë u hap pasi Eilish e përmendi në këngën “Male Fantasy”, në albumin e saj “Happier Than Ever”.

UNICEF ka deklaruar se ekspozimi ndaj pornografisë në një moshë të re mund të jetë i dëmshëm. Pornografia që portretizon akte abuzive dhe mizogjene mund të çojë në normalizim, si dhe në shëndet të dobët mendor dhe rezultate të tjera negative tek fëmijët, pasoja të cilat vërehen edhe në të ardhmen.

Billie Eilish është një nga këngëtaret më të dëgjuara të viteve të fundit. Pavarësisht moshës së re ajo ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Këngëtarja dëshiron ta zgjerojë karrierën e saj, duke hyrë dhe në fushën e biznesit dhe duke u angazhuar me gjëra të tjera përpos muzikës, ndaj ka prezantuar së fundmi edhe linjën e parfumit të saj, “Eilish”.

Të këshilluara

Vajza e Eminem i jep fund beqarisë

Vajza e adoptuar e reperit Eminem ka konfirmuar fejesën me partnerin e saj prej një kohe të gjatë, Matt Moeller . Në një postim në Instagram të ndarë me ndjekë...

12:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI