Flash

Basha: Nxisim drejtësinë që të bëjë nje ndarje me të shkuarën, më 18 dhjetor zgjedhim të ardhmen

Lapsi.al 15 December 2021
Basha: Nxisim drejtësinë që të bëjë nje ndarje me

Duke iu përgjigjur interesit të medias, lidhur me presionin e bërë ndaj prokurorëve të SPAK, Basha u shpreh se vetë ai ka informacione konkrete, ka informacione konkrete edhe SHISH dhe shërbimet partnere në Shqipëri, ka informacione konkrete edhe policia e shtetit, edhe sektori brenda vetë SPAK

“Jam këtu për të shtyrë me të gjitha forcat transparencë. PD është në luftë me armikun e mirëqenies së shqiptarëve

18 dhjetori është datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët; zgjedhim të ardhmen është moto e Kuvendit, jemi pozitiv sepse mund të thonim edhe t’i mbyllim derën të shkuarës, t’ japim fund tranzicionit. E ardhmja vjen duke qëndruar për vlera, frika s’mund t’i mbajë demokratët peng.

Shihni si qëndrojnë në krah të njeri tjetrit për ta mbajtur Shqipërinë si është, pa rini, pa gjykata pa media të lira, ne e duam ndryshe. Që të ndodhë kjo duhet të godasim kudo korrupsionin, ndaj edhe ftesa ime është të zgjedhim të ardhmen, në një kuvend që do të jetë përcaktues për të nesërmen dhe të ardhmene shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI