Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Kim Kardashian ka paraqitur dokumente për të qenë ligjërisht beqare

Lapsi.al 14 December 2021
Kim Kardashian ka paraqitur dokumente për të qenë ligjërisht

Kim Kardashian ka paraqitur dokumente për të qenë ligjërisht beqare, sepse ajo është në siklet nga veprimet e fundit të Kanye West, thotë një burim për Page Six.

Reperi është lutur publikisht që Kardashian të rikthehet, por kjo ka ndodhur ndërsa e dashura e tij modele, Vinetria, vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Malibu.

“Kim po bën një deklaratë për të qenë ligjërisht beqare”, tha një burim për Page Six. “Ajo mendon se është e çuditshme që Kanye vazhdon të thotë se e dëshiron atë, por gjatë gjithë kohës ai ka modelen 22-vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu”. Nëse një gjykatës nënshkruan dokumentet, të cilat u depozituan në Los Anxhelos të premten e kaluar, Kardashian do të konsiderohet "legalisht beqare" ndërsa ajo dhe West vazhdojnë të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe kushtet e divorcit të tyre. Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, po kërkon gjithashtu të rimarrë mbiemrin e saj të vajzërisë dhe të heqë zyrtarisht mbiemrin “West” që ndan aktualisht me reperin dhe tre fëmijët e tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërkohë që Kanye është duke u frekuentuar me Vinetria-n, Kim po del me Pete Davidson që nga nëntori dhe nuk duket se është shumë e prirur për idenë e pajtimit me West. Megjithatë thuhet se Kardashian ende dëshiron t'i mbajë marrëdhëniet të mira mes saj dhe West, për hir të fëmijëve të tyre.

Të këshilluara

Golden Globes/ Lista e plotë e nominimeve

“Golden Globes” ka shpallur nominimet për vitin 2022 dhe lista vijon si më poshtë: Seritë më të mira televizive, muzikal ose komedi “The Great” (Hulu) ...

16:28

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI