Flash

Detajet nga vrasja në Tiranë: Sherr në një supermarket, 29-vjeçari ndërron jetë tek Trauma

Lapsi.al 14 December 2021
Detajet nga vrasja në Tiranë: Sherr në një supermarket,

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Mësohet se pas mesnate është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë edhe ka ndërruar jetë 29-vjeçari Jurgen Duka (Mëziri). Viktima bashkë me shokun e tij, O. D. kanë hyrë në një market dhe pas një debati kanë nisur një konflikt me një person tjetër të pa identifikuar. Ky i fundit ka qëlluar me armë. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.

Grupi hetimor ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Për zbardhjen e situatës janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI