Flash

Andrea Bocelli performo në një darkë private, bileta kushton 20 mijë dollarë

Lapsi.al 14 December 2021
Andrea Bocelli performo në një darkë private, bileta kushton 20

Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli, mbrëmë ka performuar në një darkë private me 50 persona në Hunt & Fish Club, ku 20 mijë dollarë kushtoi vetëm çmimi i biletës, sipas Page Six.

Evenimenti thuhet se ishte i mbushur me njerëz të famshëm dhe se bashkë me të këndoi edhe artistja e kantautorja amerikane, Amelia Milo. Milo po promovonte këngën e saj të re “The First Time I Saw Snow”, të cilën e solli vetëm disa ditë më parë. Biletat dolën në shitje në FlatterNFT , një faqe interneti që shet të tilla për çdo organizim që bëhet. Këngëtari i nominuar për ‘Grammy’ të mëkurën dhe të enjten do të jetë prezent për të interpretuar edhe në Madison Square Garden, përpara se të shkojë në një turne mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e kaloi pjesën tjetër të vitit duke bërë turne në Evropë. Ylli italian po ashtu para pak muajsh u bë e ditur se do të performojë në Botëror 2022, përkrah emrave të mëdhenj si Lady Gaga e bendit Aerosmith.

Të këshilluara

Brad Pitt nuk mjaftohet vetëm me aktrimin

Brad Pitt nuk mjaftohet vetëm me aktrimin dhe tashmë po i hedh sytë edhe nga industria e muzikës. Aktori 57-vjeçar është bashkuar me producentin muzikor fitues ...

12:26

DJ Sardi baba për herë të parë

DJ Sardi dhe partnerja e tij Jonisa do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Sardi në profilin e tij në Instagram, duke publikuar fotot e pa...

11:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI