Flash

Të huajt shpenzuan 1.5 miliardë euro për 9-mujorin, shqiptarët të “kursyer” në daljet jashtë

Lapsi.al 13 December 2021
Të huajt shpenzuan 1.5 miliardë euro për 9-mujorin,

Turizmi është gjallëruar ndjeshëm gjatë 9 muajve të këtij viti, duke iu afruar edhe niveleve të parakrizës, për shkak të ecurisë së mirë në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të huajt që udhëtuan në Shqipëri në 9-mujorin e këtij viti shpenzuan gati 1.5 miliardë euro në vend, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi, ashtu si e gjithë bota, vuajti pasojat e kufizimit të udhëtimeve nga pandemia.

Në krahasim me janar-shtator 2019, që deri më tani është viti më i mirë historik i turizmit, shpenzimet e të huajve në vend ishin rreth 10% më të ulëta.

Periudha më e mirë ishte tremujori i tretë i vitit, kur në vend hynë 786 milionë euro, me rritje të lehtë prej 0.5% në raport me korrik-shtator të 2019-s.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se për 9-mujorin, në vend hynë 4.7 milionë shtetas të huaj, më shumë se dyfishi në krahasim me vitin pandemik, por 10.7% më pak sesa në janar-shtator 2019. Rënia e turistëve nga Europa u zëvendësua nga hyrjet më të larta të shtetasve nga Kosova, që u rritën me 18% në krahasim me 9-mujorin 2019. Kosova u bë shpëtimi i turizmit, duke zënë gati 50% të hyrjeve totale, nga 37% në të njëjtën periudhë 2019.

Shqiptarët shpenzuan më pak

Ndërsa të huajt vitet e fundit po shpenzonin gjithnjë e më shumë në Shqipëri, edhe për shkak të shtimit të turistëve, edhe shqiptarët kur iknin jashtë nuk kurseheshin, duke bërë që bilanci neto, ndonëse pozitiv, të ishte në vlera minimale.

Por, këtë vit, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Europian, daljet kanë qenë më të pakta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin, shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 801 milionë euro, që ndonëse me rritje të ndjeshme në krahasim me vitin pandemik, sërish mbeten 34% më të ulëta së për 9-mujorin 2019.

Bilanci përmirësohet ndjeshëm

Daljet e shtetasve shqiptarë ishin 28% më të ulëta në krahasim me 9-mujorin e 2019-s.

Kufizimi i daljes së shtetasve vendas, ndërkohë që të huajt kishin më shumë liri lëvizje bënë që bilanci i të ardhurave (diferenca mes shpenzimeve të të huajve në vend dhe atyre të shqiptarëve jashtë) të ishte në nivelin më të lartë, të paktën që nga viti 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat për 9-mujorin 2021, vendi përjetoi neto nga turizmi 672 milionë euro, ose 63% më shumë se sa në janar-shtator 2019./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Evropa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore, vranësi...

07:38

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kujtojmë se Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, një mbledhje e paralajmëruar dje ku edhe ...

15:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI