Flash

Prapaskenat e asaj që ndodhi brenda godinës / Çarku ku mbeti i mbyllur Basha kur Berisha i'a mësyu selisë (fotot)

Lapsi.al 13 December 2021
Prapaskenat e asaj që ndodhi brenda godinës / Çarku ku mbeti i

Marshimi i Berishës dhe i Komisionit të Rithemelimit në zyrat e selisë së PD-së e gjeti Lulzim Bashësn në një mbledhje me rrethin e ngushtë të njerëzve të tij. Berisha u ngjit i shoqëruar nga mbështetësit në shkallët që të shpien në katin e dytë të godinës ku gjendej edhe salla e mbledhjeve që ata kishin -planifikuar të tuboheshin. Por takimi i Bashës ishte në të njëjtin koridor pra vetëm disa metra më larg. Kjo e ka detyruar kryetarin e shkarkuar të qëndronte i mbyllur brenda mjedisit ku gjendej pa guxuar të dalë. Ankthi i tij shohej nga një përplasje e mundshme me mbështetësit e Berishës që kishin zaptuar hollin dhe brohorisnin: "Basha ik", "O Sali o hero, gjith Shqipëria ty të do".

Lexo me tej:

Berisha me komisionin marrin selinë e PD/ Godina e ndarë në dysh

E bukura ishte se një kamer e televizionit informativ Klan Neës gjendej para derës me hapsira të xhamta nga ku dukej se ç'po bënte Basha. TV e dau ekranin në dysh dhe jepte nganjëra anë bashkëbisedimin e berishës me gazetarët dhe nga ana tjetër Bashën që fliste në telefon, Vinte syzet për të lexuar SMS, dhe bisedonte me njerëzit që kishte pranë. Pra nga ato pamje dukej qartë se takimi i i punës së Bashës kishte përfunduar dhe ata prisnin të mbyllur në çark vetëm nga frika për të dalë në koridore dhe për tu shpërndarë. Situata ishte jo komike, por tragjike teksa kamera përgjuese dëshmonte për një politikan të izoluar dhe të ankthosur. Për sa kohë Berisha mbaroi mbledhjen askush nga njerëzit që ishin rreth bashës nuk guxoi të dilte jashtë dhomës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

KLP emëron dy prokurorë të tjerë në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë   këtë të hënë ka emëruar dy prokurorët e rinj duke e çuar në 17 tashmë numrin e prokurorëve të emëruar. Mësohet se prokurorët...

14:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI