Flash

Kurti: Qytetarët po harxhojnë shumë energji elektrike sepse është e lirë

Lapsi.al 13 December 2021
Kurti: Qytetarët po harxhojnë shumë energji elektrike sepse

Kryeministri Albin Kurti tha sot në Kuvend se po diskutojnë për ta gjetur një zgjidhje lidhur me krizën e energjisë elektrike, e cila tha se po na troket në derë. Ai theksoi se qytetarët po shpenzojnë shumë energji për shkak se është lirë.

Kurti tha se Kosova është e fundit në rajon që po e kaplon kjo krizë. Ai tutje përsëriti se kriza e ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë dhe se shtetet po ndërhyjnë në prodhim, konsum dhe tregun e energjisë elektrike.

“Ne në mbledhjen e fundit të qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike e cila po na troket në derë, mirëpo ne megjithatë jemi të fundit që po na kaplon kriza. Rajoni ynë, por edhe më gjerë, një pjesë e madhe e kontinentit, ndodhen tash e shumë kohë në krizë energjetike. Shtetet po ndërhynë si rrallë më parë në prodhimin, konsumin dhe tregun energjetik. Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, për derisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 vent për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh se konsumi i energjisë elektrike është rritur shumë, ndërsa si faktorë përmendi stinën e dimrit, por tha se kjo po ndodh, ndër tjerash, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë në Kosovë.

“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha ai.

“Tash kur kërkesa rritet dhe kapacitetet janë të brishta, sigurisht që gjendja rëndohet, por me KEK-un, me KOSTT-in, me ZRRE-në po punojmë ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të kemi edhe furnizim të qëndrueshëm, por edhe ta zbusim krizën energjietike në të cilën nuk ndodhemi vetëm ne”, deklaroi Kurti.

Të këshilluara

Rreth 100 hektarë tokë nën ujë në Lezhë

Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në qarkun e Lezhës. Dita e sitme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e...

09:37

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Depërtimi i masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme nga Evropa Veriore do të diktojnë në vendin tonë mot me kthjellime por me ngrica në zonat malore, vranësi...

07:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI