Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Fansi ngjitet në skenë, shikoni si reagon Justin Bieber (Video)

Lapsi.al 13 December 2021
Fansi ngjitet në skenë, shikoni si reagon Justin Bieber (Video)

Justin Bieber mbeti i shokuar teksa një fans u ngjit në skenë gjatë performancës së tij në “Jingle Bell Ball” të Capital në Londër.

Fansi vendosi të pushtonte skenën ndërsa Justin po këndonte bashkëpunimin e tij me Quavo, “Intentions” – me turmën duke bërtitur. Ndërsa Justin kërcente në skenë, i panjohuri u përpoq të bënte një selfie me superyllin e popit dhe turmën, përpara se siguria ta nxirrte jashtë skenës.

Justin, i cili në fillim u kthye i tronditur nga pushtuesi i skenës, vazhdoi me performancën e tij.

 “Një fans vrapoi në skenë, nuk bëri asgjë, por vrapoi përreth. Sigurimi u ngjit shumë shpejt dhe e largoi atë. Justin u kthye për ta parë, por nuk humbi vëmendjen, thjesht vazhdoi pa probleme”, tregoi një burim për Mail Online.

Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2013, kur një fans i çmendur hyri në skenë dhe e befasoi Justinin nga pas në Dubai gjatë një shfaqjeje në piano. Ylli i popit kanadez ishte duke performuar një nga këngët e tij të fundit, kur një i ri me një këmishë të bardhë dhe xhinse i mbylli sytë këngëtarit që nuk dyshonte. Bieber arriti të çlirohej dhe u hodh në anën e skenës. Rojet e sigurisë dolën me shpejtësi në skenë dhe u hodhën drejt sulmuesit.

Të këshilluara

Golden Globes/ Lista e plotë e nominimeve

“Golden Globes” ka shpallur nominimet për vitin 2022 dhe lista vijon si më poshtë: Seritë më të mira televizive, muzikal ose komedi “The Great” (Hulu) ...

16:28

Reperja e njohur infektohet me Covid-19

Reperja e njohur Doja Cat ka rezultuar së fundmi  pozitive për COVID-19. Lajmi ështv bërë i ditur nga vetë këngëtarja e cila përmes rrjetit të saj social,Ins...

14:29

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI