Flash

Basha: Berisha mendon ta bëjë partinë një batalion me 'non grata, e sotmja një spektakël i shëmtuar i së kaluarës që kemi lenë pas

Lapsi.al 13 December 2021
Basha: Berisha mendon ta bëjë partinë një batalion me

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar  të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD. Basha e ka konsideruar situatën e sotme një spektakël të shëmtuar të së kaluarës, që PD ka vendosur ta lerë pas.

Për kryedemokratin, ai ka mbështetjen e SHBA dhe me këtë mbështetje do të vijnë në pushtet.

“Kishte ardhur me banditë me njerëz me precedentë kriminalë, njerëz që kanë ardhur me pantollona të grisura në pd dhe tani janë milionerë, baronë të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë smund ti imponohet PD. Një 'non grata' mendon se do të bëjë me partinë një batalion me 'non grata' Mbështetja e SHBA është shprehur qartë pak ditë më parë edhe nga shkallët e kësaj partie. Mbështetje me të cilën demokratët do ta arrijnë ta çajnë perden për të rrëzuar Edi Ramën, që është njeriu numër 1 që përfiton nga kjo tollovi e Edi Ramës. Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 50% të shqiptarëve që nuk arrijnë do të shtrojnë një vakt në ditë, në vend që të merremi me hallet e shqiptarëve. Sali Berisha është një barrë për demokratët dhe Partinë Demokratike. është bërë pengesë serioze për luftën tonë opozitare", tha Basha.

Të këshilluara

KLP emëron dy prokurorë të tjerë në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë   këtë të hënë ka emëruar dy prokurorët e rinj duke e çuar në 17 tashmë numrin e prokurorëve të emëruar. Mësohet se prokurorët...

14:26

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI