Flash

Vrasja e biznesmenit Roli në Laç/ Policia: 3 persona të përfshirë, ngjarja ndodhi për motive të dobëta

Lapsi.al 11 December 2021
Vrasja e biznesmenit Roli në Laç/ Policia: 3 persona të

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli në Kurbin, policia ka arritur të prangosë tre autoret e dyshuar të ngjarjes. Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir Skënder dhe Llej Lika si dhe Klaudio Beleshi. Ata janë prangosur në zonën e Fushë Milotit nga forcat policisë të Komisariatit të Kurbinit. Nga blutë mësohet gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe armen automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi si dhe automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët. Në njoftimin e saj policia bën me dije se atentati ka ndodhur për motive të dobeta.

Rakip Roli ishte një biznesmen materialesh ndërtimi në zonën e Sanxhakut. Ai u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte (10 dhjetor 2021) , pak metra larg banesës së tij. Ngjarja ndodhi në ora 08:45, në dalje të qytetit të Laçit. Roli është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend. Viktima po udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi” ku dy persona i kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa makina ka devijuar në kanalin kullues anash rrugës.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër

Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trus...

17:57

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI