Ndërsa në stadiumin “Air Albania” ka nisur numërimi i votave për shkarkimin e Lulzim Bashës, kryetari i Partisë Demokratike do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00. Procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së u iniciua nga Kuvendi i mbajtur në stadiumin e "Air Albania".
Në nje mesazh drejtuar demokratëve në ditëlindjen e 31 të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë dhe se të gjithë jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës.