Flash

Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

Lapsi.al 11 December 2021
Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

 

"Ambasadorja e vendit më të lirë të botës sillet si guvernatore, njësoj siç sillej ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë në të shkuarën". Kështu ka thënë Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur prej tij, duke i mëshuar idesë se ndëshkimi ndaj tij ka ardhur nga Soros dhe jo nga vlerat e vendit të lirive. Në betejën kundër Ramës "ne u përballëm gjithashtu me një ndërhyrje brutale të diplomatëve nga një vend mik si ShBA" tha ia duke kujtuar edhe rastin e mbështetjes së Saimir Tahirit në kohën e lulëzimit të kanabisit.

Është e trishtuar e dhimshme të shohësh ambasadoren e ShBA-ve të sillet si guvernatore njësoj siç sillet ambasadori i Bashkimit Sovjetik në Tiranë dikur. Miqt e mi, këto dy perandori ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët nganjëherë e harrojnë këtë. President ii ShBA-ve miratoi me dekretin e tij një ambasdore të vlerave të lirisë së këtij kombi, por çfarë ndodhi në këto vite. Në kulmin e mbulimit me drogë të vendit me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit më të madh përgëzon policinë për luftën kundër drogës. Ligjërata të tëra në mbështetje në mbështetje të qeverisë dhe merret duke sulmuar opozitën dhe deklaratat e saj”, tha Berisha.

Lideri demokrat i bwri thirrje DASH tw korigjojw gabimin e bwrw ndaj tij: "Edhe një herë nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo provë që kanë, t’i bëjnë publike, dhe unë marr çdo vendim ndaj vetes sime. Ftoj cilindo mbi tokë që ka një provë të vetme ta paraqes publikisht. Duke qenë i përulur para të vërtetës do vazhdoj pakthyeshëm misionin tim. Si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut, beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimet e tyre, sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.

Lideri demokrat e mbylli këtë pjesë të fjalës së tij me deklaratën:."Ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor e ushtruar nga kjo nga zemrat e studentëve shqiptarë të '91".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI