Flash

Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir

Lapsi.al 11 December 2021
Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir

Skënder Lika bashkë me djalin e tij Llej Lika janë arrestuar nga policia në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Rakip Roli mëngjesin e djeshëm në Sanxhak të Laçit. Mësohet se i riu ishte fshehur te halla e tij në Fushë Miliot. Bashkë me ta është shoqëruar edhe një person i tretë që dyshohet se i ka ndihmuar për t’u fshehur.

Lika dhe djali i tij do të pyeten nga blutë se ku kanë qenë në momentin kur ka ndodhur vrasja, për të mësuar nëse kemi të bëjmë me një ekzekutim për hakmarrje. Kjo për shkak se njëri prej tyre disa kohë më parë janë rrahur brutalisht nga tre djemtë e viktimës. Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Sanxhakut ku viktima po lëvizte në drejtim të Mamurrasit. Mësohet se kjo ishte një rrugë që ai e përshkonte çdo ditë. Kjo do të thotë se ai ishte vëzhguar nga autorët të cilët i kanë zënë pritë në këmbë duke zbrazur kallashnikovin. Fillimisht Roli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin.

Pasi ka ecur për disa metra ai është përplasur me një automjet fillimisht, dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal në anë të rrugës.  Në momentin e të shtënave në vendin ku ka ndodhur atentati ka humbur kontrollin edhe një automjet i tretë që ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI