Goditja surprizë e Berishës/ Referendum për shkarkimin e Bashës në 18 dhjetor
Dhe kjo kthesë e fortë, e pandodhur ndonjëherë në këtë vend, të cilin shumëkush e ka qesëndisur për idhujtarinë e treguar ndaj superfuqisë, nuk është një rrufe në qiell të pastër. Ajo nuk është as e lidhur vetëm me fatin e Berishës apo shpalljen e tij “non grata”. Ajo është pasojë e një politike afatgjatë, për të mbështetur me çdo çmim një regjim kleptokratik, pa pyetur fare se çfarë ndjejnë, shikojnë dhe prekin për ditë shumica e popullsisë. Për të vërtetuar këtë le të logjikojmë nga e kundërta. Le të supozojmë për një moment sikur Berisha vërtet të ishte shpallur non grata, por ndërkohë, në 25 prill, të kishte ndodhur rotacioni i pushtetit, që edhe vetë Basha e pranon se u pengua nga amerikanët. Pra, le të ngrejmë pyetjet: a do të kishte këtë reagim plebishitar pro Berishës PD-ja, nëse ajo do të qeveriste sot vendin? A do ta kishin braktisur Lulin deri në këtë pikë, nëse ai do të kish qenë kryeministër? Ç’do njeri me logjikë normale nuk e imagjinon një hipotezë të tillë. Berisha, sot do të shihej si një pensionist i padëshëruar dhe i harruar në fatin që i kishte përcaktuar Blinken, nëse, më parë, diplomatat amerikanë në Tiranë nuk do të kishin amnistuar mbushjen e shqiperise me droge në kohen e Saimir Tahirit, nuk do të kishin përshëndetur kapjen e Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me atë që thoshte Venecia, nuk do të kishin shpallur hero të reformës në drejtësi prokurorin e fundit stalinist të komunizmit, nuk do e kishin lejuar Ramën të kërcënonte me mosdhënie vizash për të kapërcyer Atlantikun, ata që do prishinin zgjedhjet e tij moniste, nuk do e kishin përkrahur qeverinë të griste 5 qershorin dhe nuk do e kishin përshëndetur si historik, mandatin e tretë të grabitur nga rilindja. Sot, Sali Berisha, po mbështetet nga shumica dërmuese e militantëve të PD, jo vetëm për nostalgjinë e së shkuarës dhe lidhjes patriarkale që ai ka vendosur prej vitesh me ta, por mbi të gjitha sepse njolla si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që u kërkua ti vihej mbi shpinë, po perceptohet nga shumëkush si një zgjatim i strategjisë diplomatike të shuarjes së opozitarizmit në favor të regjimit. Pikërisht për këtë arsye, ky 11 dhjetor i renditi masivisht demokratët pas tij duke i revokuar mandatin të gjithë atyre që silleshin si opozitarë kukulla në një republikë bananesh. Pra në këtë kuptim, duke pranuar të “hanë bar”, pa u tutur të rikthejnë në krye të tyre një lider të damkosur dhe pa hezituar ti rrëmbejnë vulën atij me të cilin Yuri Kim preferon të pijë kafe, shumica e demokratëve vendosën të hyjnë në një kurs “anti- amerikan”.Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim
Natyrisht, duke bërë këtë, ata e dinë se kanë vënë një bast të vështirë dhe kanë nisur një sfidë të pamundur. Shumëkush është i ndërgjegjshëm se tani përballja me regjimin e Ramës do të jetë edhe më e gjatë edhe më e mundimshme. Por, kjo nuk qe një zgjedhje e lirë, ajo qe rruga e vetme përmbi të cilën u dënuan të ecin. Dhe ata u treguan të gatshëm për këtë vetësakrifikim duke e përdorur harakirin e tyre për të dërguar dy mesazhe të qarta. Të parin në formë pyetjeje drejtuar shqiptarëve, nëse vazhdojnë të jenë të gatshëm të nënshtrohen përballë padrejtësive, kur ato u impnohen nga të mëdhenjtë. Dhe të dytin, ndaj atyre që arrijnë ti dëgjojnë përtej Allantikut, nëse ia vlen lindja në këtë vend e një sentimenti “anti-amerikan”, vetëm për hir të mbrojtjes së një bande kleptokratësh. ©Lapsi.al