Flash

Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën 4 turistët rusë në Kavajë

Lapsi.al 10 December 2021
Ushtria zbarkon te hoteli ku vdiqën 4 turistët rusë në

Ambientet e hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës janë pushtuar me ushtarë, policë dhe prokurorë. Mësohet se policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare po hetojnë në hotelin në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistë rusë. Grupi hetimor, së bashku me ekspertë të strukturës ushtarake që kanë pajisjet e posaçme të cilat bëjnë të mundur dhe identifikimin e agjentëve kimikë apo biologjike, po kryejnë eksperimentin në katin e nëndheshëm të hotelit që prej mëngjesit të kësaj të premteje. Përgjigjja paraprake e ekspertizës mjekoligjore ka hedhur dyshimet se pjesëtarët e familjes Burenkov kanë humbur jetën nga asfiksia.

Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh. Pak kohë më parë, asnjë prej institucioneve shqiptare nuk mori përsipër ekzaminimin e provave. Pas mostrave të ujit për të përcaktuar përmbajtjen e klorit, Instituti i Shëndetit Publik tha se nuk ishin marrë konform procedurave. Edhe siguria ushqimore ktheu përgjigje negative. Në dosjen hetimore përmenden ushqime të konsumuara nga turistët, por sipas ISUV, ata nuk mund të ndihmonin në ekzaminimin e provave, pasi nuk ishin në kompetencën e tyre ligjore.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI