Flash

Rimëkëmbja nga kriza e Covid-19 të sektorit të transportit, zbulohet si do të shpërndahen 2 mln euro subvencione për operatorët urbanë

Lapsi.al 10 December 2021
Rimëkëmbja nga kriza e Covid-19 të sektorit të transportit,

Transportit publik urban të Tiranës pritet t’i shpërndahen 2 mln euro fonde në formë subvencioni për rimëkëmbjen e sektorit nga kriza e Covid-19. Fondi do të përdoret për 2022 dhe parashikohet të ndahet në formë subvencionesh mujore për secilin operator urban kryeqytetas. Kriteret e shpërndarjes të subvencionit do të përcaktohen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës javën e ardhshme. Gjysma e fondit për subvencionin e transportit në Tiranë është financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga Bashkia e Tiranës.

Drejtuesi i transportit urban për linjës Kinostudio-Kombinat-Tufinë në kompaninë Shega Trans, Kostandin Foni tha për Monitor se dhënia e subvencionit pritet të lehtësojë situatën në këtë sektor, ndonëse për ta mbetet ende problematike rënie e numrit të pasagjerëve. “Pritet që fondi të shpërndahet bazuar në itinerarin e linjave të transportit dhe kapacitetit të mjeteve urbane që disponon secili operator. A do të jetë i mjaftueshëm subvencioni për secilin operator të transportit urban për të kapërcyer situatën e krizës kjo mbetet për të gjykuar pas shpërndarjes të tij. Shpërndarja e subvencionit është një ndihmë për sektorin, por mbeten endë të pamiratuara kërkesat për uljen e TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur”.

Pavarësisht rritjes të ardhurave nga ndërprerja e informalitetit për shitjen e aboneve në tregun e zi me çmime 500 deri 600 lekë nga 1,200 lekë operatorë të tregut pohojnë se janë ende në vështirësi financiare për shkak të rënies të numrit të pasagjerëve. “Numri i pasagjerëve aktualisht është 55-60% më pak se në 2019. Arsyeja e rënies të numrit të tyre është emigracioni, kryesisht i të rinjve. Në këto kushte ne po operojmë vetëm me 70% të flotës të autobusëve”, nënvizon përfaqësuesi i kompanisë Shega Trans. Në mesin e muajit tetor 2021 transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Operatorët në Tiranë kërkuan indeksim të çmimit të biletës dhe të abonesë mujore. Çmimi i biletës të transportit urban në Tiranë është 40 lekë dhe i abonesë të linjës 1,200 lekë dhe abonesë të përgjithshme 1,600 lekë. Më pas Shoqata Kombëtare e Transportit Urban letrat drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj operatorët kërkuan indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës për naftën e përdorur nga sektori i transportit, në të kundërt do të pezullonin 80% të shërbimit nga 1 nëntori.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në 2020 operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas./MONITOR

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI