Flash

Rama zbulon projektet në shkolla dhe iu përgjigjet kritikave: Miliardat e rindërtimit s’i mori qeveria me thes

Lapsi.al 10 December 2021
Rama zbulon projektet në shkolla dhe iu përgjigjet kritikave:

Kryeministri Rama inspektoi nga afër shkollën e rindërtuar “Lasgush Poradeci” në Kombinat, ku premtoi se do të ndërhyhet në shumë shkolla në vend për të krijuar ambiente sa më të përshtatshme për fëmijët. Nga Kombinati, kryeministri dha njjë përgjigje për opozitën që ka akuzuar qeverinë për menaxhimin e fondeve nga BE dhe shtetet e tjera për rindërtimin pas tërmetit. Rama u shpreh se donatorët i menaxhojnë vetë fondet.

“Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha të të gjithë partnerëve janë financime të administruara nga ata vetë. Ata që vazhdojnë flasin për miliarda që i mori në një “thes” qeveria e Shqipërisë, dua t’u themi që asnjë qindarkë e partnerëve nuk administrohet nga qeveria. Kanë bërë vetë projektin, kanë vendosur fituesit dhe kanë lidhur kontratat. Qeveria e Shqipërisë ka shoqëruar këtë proces duke bërë oponencat e nevojshme për lejet e ndërtimit dhe kaq” tha ai.

Kryeministri premtoi se ashtu siç është futur anglishtja që në klasë të parë, së shpejti do të futet qysh në klasë të parë edhe teknologjia. Kreu i qeverisë po ashtu theksoi se në çdo shkollë të rindërtuar do të ketë biblioteka, si dhe hapësira sportive e kulturore.

“Dëshiroj t’iu them nxënësve se ne do të shkojmë shumë përtej infrastrukturës së re dhe për këtë arsye do të angazhohemi shumë qenësishëm që me vitin e ardhshëm, por edhe vitet në vijim, për të kthyer fonde dhe vëmendje te më të rinjtë, më të vegjlit, dhe për t’i transformuar shkollat jo vetëm në hapësira të rindërtuara për të marrë mësim, por edhe në hapësira për t’u organizuar në aspektin social, kulturor, sportiv, dhe të gjitha këto hapësira të reja, palestra të reja, salla të reja, të jenë në shërbim të një jete të re në shkollë dhe të mbushjes me energji pozitive të asaj kohës nga klasa në shtëpi, nga banka në shtrat për të fjetur e për t’u zgjuar të nesërmen”, tha Rama.

Të këshilluara

Nis intervistimi i 3 kandidatëve për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis intervistimin e 3 prokurorëve kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme SPAK. I pari që del para KLP është proku...

10:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI