Flash

Ndahet nga jeta regjizorja e nominuar për Oscar

Lapsi.al 10 December 2021
Ndahet nga jeta regjizorja e nominuar për Oscar

Lina Wertmüller, regjisorja italiane e cila ishte gruaja e parë që u nominua për Oscar për regjisoren më të mirë, ka vdekur në moshën 93-vjeçare në Romë.

Wertmüller, skenaret e rrëmujshme politike, të së cilës patën një ndikim të madh në kinemanë ndërkombëtare në fillim të viteve 70, u nominua për Oscar për filmin e saj të vitit 1975 ‘Seven Beauties’.

E lindur në 1928 në Romë, Wertmüller – emri i plotë i së cilës ishte Arcangela Felice Assunta Wertmüller von Elgg Spanol von Braueich, për shkak të prejardhjes së saj pjesërisht zvicerane – u interesua për teatrin dhe performancën në të 20-tat e saj, duke bërë turne në Evropë me një kompani kukullash, përpara se të njihte regjisorin Federico Fellini (nëpërmjet një shoku të shkollës që ishte i martuar me aktorin Marcello Mastroianni).

Ajo punoi si asistente regjisore në kryeveprën 8 1/2 të Felinit të vitit 1963 dhe bëri debutimin e saj në film në të njëjtin vit me “The Basilisks”.

Ajo ka punuar dhe si asistente regjisore në filmin legjendar “La dolce vita”.

Njohja ndërkombëtarisht e çoi në një firmosje kontrate me Hollywood. Wertmüller shkroi dhe drejtoi dramën romantike në gjuhën angleze “A Night Full of Rain”, me protagoniste Candice Bergen përballë Giannini. Por filmi nuk ishte një sukses, dhe karriera e saj në Hollywood dështoi me shpejtësi.

Megjithatë, ajo u kthye në Itali dhe vazhdoi të publikonte filma, të cilët kanë korrur shumë sukses.

Filmi i fundit daton 2004-ën “Peperoni ripieni e pesci in faccia”, me Sophia Loren e Frank Murray Abraham.

Asaj iu dha një Oscar nderi në 2019.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI