Flash

Meta kthen ligjin për buxhetin: Plan antisocial, mungon mbështetja për shtresat në nevojë

Lapsi.al 10 December 2021
Meta kthen ligjin për buxhetin: Plan antisocial, mungon mbështetja

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se buxheti në tërësinë e tij është një plan antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me politikat fiskale. Mata thotë se ky buxhet paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimin dhe efektit ekonomik të tij. Ai thekson se mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë.

Buxheti u miratua në muajin nëntor me 76 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Seanca u shoqërua me debate, akuza dhe kundër akuza mes palëve. Opozita e konsideron buxhetin e vitit 2022 se favorizon oligarkët dhe varfëron shqiptarët, kurse mazhoranca si buxhetin që garanton rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave.

Të këshilluara

Nis intervistimi i 3 kandidatëve për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nis intervistimin e 3 prokurorëve kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme SPAK. I pari që del para KLP është proku...

10:36

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI