Flash

Mashtronte vajza të mitura për përfitim seksual, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 10 December 2021
Mashtronte vajza të mitura për përfitim seksual, arrestohet

Një 59-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për “Ngacmim seksual”. Mësohet se 59-vjecari nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte  femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale. Ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

 

 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Predator”.

Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas që mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predator”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte  femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Vlen të theksohet se kontribut në inicimin e këtij procedimi penal ka patur edhe emisioni investigativ “STOP” në televizionin kombëtar “Klan”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI