Flash

Njihuni me gratë më të fuqishme në botë për vitin 2021

Lapsi.al 9 December 2021
Njihuni me gratë më të fuqishme në botë për vitin

Rihanna, Beyoncé dhe Taylor Swift tani kanë një gjë tjetër të përbashkët përveçse janë ndër femrat më të shpërblyera në muzikën pop: Forbes i ka përfshirë të trija në listën e 100 grave më të fuqishme në botë të publikuar për vitin 2021. Duke përmendur arritjet e tyre në muzikë, modë dhe fitimet financiare si arsye për përfshirjen e tyre.

Rihanna renditej në listë në numrin 68. Me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, Rihanna ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë "heroinë e Barbados", sipas revistës. Sa i përket arritjeve muzikore të Rihanna-s, të tetë albumet e saj në studio janë renditur në top 10 të Billboard 200 - ANTI dhe Unapologetic hit nr. 1, Good Girl Gone Bad hit nr.2, Loud dhe Talk That Talk zuri vendin e tretë në tabelë.

Beyoncé 'zbarkoi' në vendin e 76. Revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny's Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura. Linja e famshme e veshjeve spotive të 40-vjeçares Ivy Park me Adidas dhe dokumentari i saj Coachella i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj. Ashtu si Rihanna, albumet e Beyoncé kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme: të gjashtë albumet e saj solo kanë arritur numrin 1 në Billboard 200.

Swift u rendit pak më poshtë Beyonce-s dhe u rendit në vendin e 78. Revista njohu përpjekjet e Swift-it për të ri-regjistruar albumet e saj të mëparshme në mënyrë që të fitonte të drejtat e pronësisë. Red (Taylor's Version) u bë albumi i parë i vitit që shiti mbi 1 milion njësi, dhe ajo pasoi së shpejti publikimin e albumit Evermore në dhjetor. Swift është ende në proces të ri-regjistrimit të albumeve të saj të mëparshme.

Nr. 1 në listën vjetore të Forbes është MacKenzie Scott, e cila njihet për punën e saj filantropike. Zëvendëspresidentja Kamala Harris zuri vendin e dytë, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane, në vendin e tretë.

Të këshilluara

Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga plakja

Monica Bellucci ka folur me hijeshi për plakjen, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në...

18:30

Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t'u thyer. ...

15:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI