Flash

Mbërrin trupi i të burgosurit shqiptar që pretendohet se u vetëvra në furgonin e policisë, vëllai kërkon kryerjen e autopsisë

Lapsi.al 9 December 2021
Mbërrin trupi i të burgosurit shqiptar që pretendohet se u

Trupi i shqiptarit Adem Rusi, i cili mendohet se u vetëvra në furgonin e policisë në Greqi, ka ardhur në atdhe. Trupi i 38-vjeçari është dërguar pranë familjes ditën e sotme. Rusi ka ndërruar jetë përafërsisht një javë më parë teksa transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos. Sipas autoriteteve greke ai vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit. Vëllai i tij, Shkëlqim Rusi ka deklaruar se nuk do të pranojë pretendimin se vëllai i tij ka vrarë veten deri sa t’i bëhet një autopsi në Shqipëri.

“Në prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për të marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që t’i bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë nuk besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta. Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.

Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten, është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”-tha Rusi.

Të këshilluara

Deklarata në PD: Eskobar harron Berishën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha se kërkon përk...

13:12

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI