Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Jennifer Aniston ka ndaluar së marri personalisht thashethemet “e dëmshme” për shtatzëninë.

Lapsi.al 9 December 2021
Jennifer Aniston ka ndaluar së marri personalisht thashethemet “e

Jennifer Aniston thotë se ajo ka ndaluar së marri personalisht thashethemet “e dëmshme” për shtatzëninë.

Aktorja, 52 vjeçe, foli për “The Hollywood Reporter” për supozimet e jetës së saj personale mendimet e disa njerëzve se ajo “zgjodhi karrierën mbi fëmijët”, duke shpjeguar se thashethemet e shtatzënisë sjanë të dhimbshme për të.

“Njerëzit sigurisht që projektojnë mbi ty gjithçka, por detyra ime është të them, “Dëgjo, unë do t’ju tregoj se çfarë jam në gjendje të bëj dhe ju vendosni nëse doni ta dini”, tha Aniston për vëmendjen ndaj jetës private së saj.

“Kur e stakon trurin më pas zhdukesh sa të mundesh, argëtohesh, merr përsipër këto role të çuditshme, nuk e vret mendjen, kënaqesh, kujton se ke një grup të mrekullueshëm miqsh dhe jeta jote është e bekuar dhe ti bën më të mirën që mundesh”,- tha ajo.

“Unë i merrja të gjitha shumë personalisht – thashethemet për shtatzëninë dhe të gjithë supozimin “Oh, ajo zgjodhi karrierën në vend të fëmijëve”, vazhdoi ajo.

“Ndihesha diku: ‘As nuk ja kanë idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga ana mjekësore, pse nuk mundem ose a mund të kem fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë, dhe ishte vërtet lënduese dhe thjesht diçka e keqe.”,- hapi zemrën aktorja.

Jennifer Aniston mendon se tani situata ka ndryshuar, pasi nuk janë vetëm mediat, por edhe vetë personat e thjeshtë që fshihen pas komenteve, të cilët ndërhyjnë, pyesin e ndonjëherë tregohen shumë mizorë sipas saj.

Ajo shtoi se ka ndjerë një ‘standart të dyfishtë’ kur krahason veten me personat publikë burra.

“Burrat mund të martohen sa herë të duan, ata mund të martohen me gra në të 20-at ose 30-at e tyre. Gratë nuk lejohen ta bëjnë këtë.”,- tha ikona e serialit ‘Friends’.

Të këshilluara

Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga plakja

Monica Bellucci ka folur me hijeshi për plakjen, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në...

18:30

Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t'u thyer. ...

15:41

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI