Flash

Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte

Lapsi.al 9 December 2021
Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë

Britney Spears dëshiron që dita e saj e dasmës të jetë perfekte dhe kjo do të thotë se anëtarët e famshëm të familjes së saj nuk do të jenë të ftuar.

Ikona 40-vjeçare e popit nuk ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë e saj Jamie Spears dhe nënën e saj Lynne Spears, tha një burim për Us Ëeekly.

Edhe pse prindërit dhe motra e saj Jamie-Lynn dhe Bryan janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.

“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtet jetën e saj”, ka thënë burimi i brendshëm. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime.”

Nuk është e qartë nëse ajo do të organizojë një festë të madhe apo një ceremoni intime, por për momentin do të jetë pa familjen.

“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.

Mosinteresimi i Britney-t për të kaluar kohë me anëtarët e familjes së saj përshtatet me grindjet e saj të vazhdueshme me ta përmes gjykatave dhe mediave sociale, pas përfundimit të kujdestarisë.

Të këshilluara

Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga plakja

Monica Bellucci ka folur me hijeshi për plakjen, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në...

18:30

Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t'u thyer. ...

15:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI