Flash

Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Lapsi.al 9 December 2021
Sa lehtë u griska maska e Veliajt

Ka mjaftuar një ‘incident” i vogël, pak guxim aktivistësh revolucionarë që nuk i tremben të vërtetës, për të na provuar edhe njëherë sa e dobët dhe e paqëndrueshme është fasada butaforike pas të cilës fshihet pushteti. Në 8 dhjetor, në ditën e Rinisë, Erion Veliaj kishte organizuar një show nga ato të zakonshmit në Pallatin e Kongreseve. Asgjë nuk mungonte aty nga repertori i tij. As mburja me Tiranën si kryeqyteti Europian i rinisë, as servilosja e pështirë ndaj Ramës përmes sloganit: “Tirona në zemrat tona”, as hipokrizia e zakonshme: “jemi pak për tu përçarë”, as tingujt e çiftit Marsela Çibukaj- Vitmar Basha, as pjesmarrja e ministrave dhe ambasadorëve. 

Por tollumbacja popmoze e këtij manifestimi, një prej të shumtëve në funksion të shplarjes masive të trurit, u shfry shumë shpejt nga disa aktivistë të majtë. Pak të rinj të Organizatës Politike, nga ata që nuk kanë nguruar ti hedhin bojë apo tu’a nxjerrin atë edhe kryeministrit, kryeparlamentares së sotme edhe qendrave tregtare të oligarkëve, dolën në skenë. Duke shkallmuar etikën e të qenit politikisht korrekt, ata i kujtuan kryebashkiakut, vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, 20%-shin për lejet e ndërtimit në Tiranë, betonizimin e qytetit dhe tarifat e larta për studentët. “E vërteta e rinisë nuk është tek spektakli, por tek kushtet e mjerueshme tek të cilat ata punojnë” klithi njëri nga protestuesit, ndërkohë që kryebashkiaku fliste, duke i yshtur badigardët e tij ta nxirrnin jashtë.   

 

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/CsAwAPVFJC2WJ8uEiiwy_08_80027858f2aab123bed23ef8c7db8109_video_720p_converted-1.mp4"][/video]

E gjitha kjo do të kalonte si një sherr episodik, nga ato që shumica e mediave të regjimit përpiqen ti fshehin, sikur me marazin e një fëmije të përkëdhelur dhe me symbylltësinë e një politikani që beson vetëm tek manipulimi, Veliaj të mos kishte reaguar. Ai nxori me nxitim në rrugë punonjësit e pastrimit të bashkisë për të fshirë grafitet murale të Organizatës Politike. Ai akuzoi për këtë marksistët e rinj që po stërmundonin klasën punëtore në një ditë pushimi. Sikur të mos mjaftohej me këto ai yshti TV e mëdha të godisnin lëvizjen e Arlind Qorrit.

Pra mjaftuan vetëm një grusht kurajozësh, që besojnë në kauzat që mbrojnë dhe që nuk kanë frikë ti bërtasin ato ditën për diell, për ta nxjerë si qesharake dhe treguar si jo efikase makinerinë gjigande të propagandës bashkiake. Vetëm disa mesazhe të thjeshta, i bënë pluhur dhe hi gjithë milionat e harxhuara për të celebruar ditën e rinisë në Pallatin e Kongreseve. Dhe më pas, ky “provokim” qe i mjaftë për të na përplasur para syve Veliajn e vërtetë. Atë që në një ditë feste, thyen kodin e punës duke i përdorur bojaxhinjtë e bashkisë, njësoj siç përdoret vetë prej Edi Ramës: për të ngjyrosur muret. Atë që me një sms i urdhëron mediat për botimin e lajmeve të manipuluara. 

Ata që na e mundësuan këtë qenë aktivistët e rinj të Organizatës politike. Ata e bënë pa u trmbur, madje duke marë parasysh edhe koston e dhunës së badigardëve edhe atë të përgojimit nga mediat e regjimit. Ata e bënë duke e ditur, se ashtu sikurse thoshte që në shekullin e XVII, Blaise Pascal, e vërteta i dëmton ata që e thonë, ndonëse u bën mirë atyre që e dëgjojnë.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndi...

16:30

Akuzat për të cilat Basha nuk ka faj

Mania për ta goditur Lulzim Bashën për çdo gjë, shpesh herë pa princip dhe në një mosrespekt të frikshëm ndaj kujtesës kolektive, po i shpie kundërshtarët e tij...

13:47

Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

Për opinion publik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm  në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm n...

17:41

Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagrante në konfliktin e një organizate politike, aq sa për nga brutaliteti dhe arroganca do t'ia kishte z...

13:06

Secili gënjen me amerikanin e vet

Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, Richard Grenell, është shfaqur sërish në viset tona, këtë herë jo për të lundruar me skaf në rivierë...

16:51

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI