Flash

Olaf Scholz zgjidhet kancelari i ri Gjermanisë

Lapsi.al 8 December 2021
Olaf Scholz zgjidhet kancelari i ri Gjermanisë

Olaf Scholz është konfirmuar zyrtarisht si kancelari i ri i Gjermanisë, duke marrë drejtimin e qeverisë së re të formuar nga tre parti. Me 395 vota pro dhe 303 kundër, Scholz u zgjodh si pasuesi i Angela Merkel, e cila lë detyrën pas 16 vitesh. Qeveria e re e Scholz formohet nga partia e tij, ajo Social Demokrate, si edhe Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë. Dorëzimi i Kancelarisë i jep fund karrierës 31-vjeçare të Merkel në politikë. 63-vjeçari mori më shumë vota gjatë zgjedhjeve të shtatorit, për shkak se u prezantua si një kandidat që do të vijonte punën e Merkel, pasi kishte shërbyer si zv.kancelar në qeverinë e saj.

Ai ka qenë edhe ministër i Punëve dhe çështjeve Sociale në qeverinë e Merkel në fund të viteve 2000. Më pas, nga viti 2011 deri në vitin 2018, ishte kryebashkiak i Hamburgut. Edhe pse vijnë nga parti me prirje të ndryshme, Scholz dhe Merkel kanë një stil të ngjashëm politik. Angela Merkel ndoqi votimin si e ftuar në sallën e Bundestagut. Pas 16 vitesh dhe 16 ditësh në pushtet, ajo nuk arriti të thyente rekordin e Helmut Kohol si kancelari që ka qëndruar më gjatë në pushtet me vetëm 10 ditë.

Të këshilluara

BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgj...

10:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI