Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga plakja

Lapsi.al 8 December 2021
Monica Bellucci: Nuk kam frikë nga plakja

Monica Bellucci ka folur me hijeshi për plakjen, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at.

Aktorja italiane, 57 vjeçe, ndau mendimet e saj për rritjen e moshës në një intervistë me revistën “Sunday Times Style”, duke thënë se preferon verën, makaronat dhe klasat e herëpashershme të Pilates sesa stërvitjet rraskapitëse dhe dietat kufizuese. “Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore”, tha ajo. “Kur je 50 ose 60, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ti ndryshon, kur fëmija hyn në dhomë, shihni se gjëja e parë është ajo. Ne vijmë në vendin e dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë”. Ndërsa ajo sigurohet që të bëjë mjaftueshëm ushtrime fizike dhe të kujdeset pak se çfarë ha kur është duke punuar, ajo nuk shkon në ekstreme.

Aktorja zgjedh ta shikojë plakjen si diçka që do të ndodhë dhe sheh bukurinë në të. “Ka shumë momente të ndryshme në jetë. Kur je shumë i ri, ke atë që në Francë e quajnë “la beaute du diable”, bukurinë e djallit, e cila është thjesht e natyrshme, është bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tënde. Dhe jeta vazhdon. Fiziku, plaket dhe ne duhet të merremi me këtë. Nuk mund të bëjmë asgjë. Në të njëjtën kohë jemi me fat, sepse nëse plakemi do të thotë se kemi jetë të gjatë. Ndërsa trupi zbret, shpirti rritet”, tregoi Bellucci.

Të këshilluara

Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t'u thyer. ...

15:41

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI