Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Lapsi.al 8 December 2021
Moda 'jogjinore', moda më e re në treg

Në mes të pandemisë, brezat e rinj kanë filluar të rishkruajnë rregulloren e modës dhe rregulli i parë është që të gjitha rregullat janë bërë për t'u thyer.

Ndërsa moda është zhvilluar në një hapësirë shprehjeje të pakufishme, kufizimet e modës stereotipike gjinore që ekzistonin dikur janë shpërbërë. Dhe tani po shohim gjithnjë e më shumë modë ‘jogjinore’.

Një term që synon të sjellë çlirimin në sferën e modës, "jogjinore" ka filluar të zëvendësojë terma si "pa gjini" dhe "neutral ndaj gjinisë", në një kohë kur po synohet krijimi i një mjedisi të modës për të gjitha llojet e trupit, përmasave dhe gjinive.

E përbërë nga rroba që mund të vishen nga çdo trup, pavarësisht nga gjinia, moda ‘jogjinore’ synon të sjellë pozitivitet në përfshirjen e pakufishme. Përdorimi i fjalës "jogjinor" mbështet rrjedhën e vazhdueshme të identitetit dhe shprehjes së vetvetes përmes modës.

Ndërsa artistë si Harry Styles, Billy Porter dhe Troye Sivan kanë sfiduar fuqishëm barrierat gjinore në emër të modës 'jogjinore', stilistë si Joseph Altuzarra kanë filluar të zhvillojnë qëllimisht koleksione për të gjitha identitetet.

Duke lançuar së fundmi linjën jogjinore ALTU, Altuzarra kombinon elemente të feminitetit tradicional dhe maskulitetit për të krijuar veshje për gjithkënd dhe këdo – pa kufizim.

Të këshilluara

Kim Kardashian nderohet si ikonë mode

Kim Kardashian, motra Khloe dhe nëna e tyre Kris Jenner morën në shtëpi një trofe shumë të lakmuar për sezonin e tyre të fundit të Keeping Up With the Kardashia...

11:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI