Flash

Media e Baton Haxhiut nxjerr me emra ata të cilët Rama mund ti kundërvëre Erion Veliajt

Lapsi.al 8 December 2021
Media e Baton Haxhiut nxjerr me emra ata të cilët Rama mund ti

A do ti japë Rama Veliajt një mandat të tretë? Kjo pyetje që gëlon kudo në rradhët e socialistëve është shtruar sot edhe nga Albanian Post, media që drejton gazetari dhe analisti Baton Haxhiu. Në fakt, për shumëkënd nga radhët e Rilindjes Veliaj shihet si pasuesi direkt i kryeministrit aktual sepse ai është i vetmi që ka ngritur një pushtet paralel, brenda pushtetit real. Veliaj ka deputetët e tij në parlament, ka njerëzit e tij brenda drejtësisë së re në SPAK dhe gjykata, e mbi të gjitha një pushtet të barabartë me Ramën në media. Në këtë kuptim ai ka zënë radhën për pasardhës. Por talljet e shumta të Ramës në publik, historitë e lopçarit dhe të bojaxhiut i kanë yshtur kundërshtarët e tij të besojnë se kryeministri aktual do ta djegë atë.

Këtë pyetje ka ngritur edhe sot Albanian Post e cila nuk ka nguruar të përmendë edhe emrat e rivalëve. "Koha për një grua në krye të bashkisë – Belinda Balluku?!Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?!..ka ngritur pikpyetjen Albanian Post (lexoje shkrimin të plotë këtu).

©Lapsi.al

Të këshilluara

BE-ja dhe Kosova përplasen për Asociacionin

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Borrell i kërkoi kryeministrit Kurti të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti përgj...

10:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI