Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Jennifer Lawrence: Të punosh me Leonardo DiCaprio, një ferr

Lapsi.al 8 December 2021
Jennifer Lawrence: Të punosh me Leonardo DiCaprio, një ferr

Jennifer Lawrence është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, me rolin e saj në filmin e ardhshëm të Netflix "Don't Look Up".

Lawrence zbuloi kohët e fundit pse filmimi i komedisë së zezë të Adam McKay - veçanërisht me kolegët e saj, Leonardo DiCaprio dhe Timothée Chalamet, ishte fiks një "ferr".

"Ishte dita më e bezdisshme në jetën time," tha aktorja për Stephen Colbert gjatë një bisede në emisionin e tij të hënën.

Dita në fjalë ishte një skenë që DiCaprio dhe Chalamet po filmonin me Lawrence në një makinë.

“Më çmendën atë ditë,” tha ajo. "Nuk e di se çfarë ishte. Timothée ishte thjesht i emocionuar që ishte jashtë shtëpisë [pas bllokimit pandemik]. Mendoj se ishte skena e tij e parë. Dhe Leo kishte zgjedhur këngën që po luhej në makinë dhe ishte thjesht… Ajo këngë kishte të bënte me… e dini… blah, blah, blah. Më kujtohet që isha në mjerim absolut atë ditë. Ishte ferr.”

Megjithatë, megjithë zhgënjimin me dy kolegët e saj meshkuj, Lawrence pranoi se ishte bukur të xhironte me DiCaprio, Chalamet, si dhe me aktorët e tjerë si Meryl Streep, Jonah Hill, Tyler Perry dhe Chris Evans.

"Don't Look Up" do të debutojë në disa kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor. Satira përqendrohet te dy astronomë të nivelit të ulët (DiCaprio dhe Lawrence), ndërsa ata përpiqen të paralajmërojnë liderët botërorë për një asteroid që po shkon të shkatërrojë Tokën.

Të këshilluara

Kim Kardashian nderohet si ikonë mode

Kim Kardashian, motra Khloe dhe nëna e tyre Kris Jenner morën në shtëpi një trofe shumë të lakmuar për sezonin e tyre të fundit të Keeping Up With the Kardashia...

11:00

Princ Harry motivon njerëzit të lënë punën

Princi Harry ka  këshilluar së fundmi njerëzit që ndihen ‘të mbërthyer në  një punë që nuk u sjell gëzim’ të largohen. Princi, i cili jeton në një rezidencë ...

18:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI