Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Dalin në ankand veshjet e filmit 'House of Gucci'

Lapsi.al 8 December 2021
Dalin në ankand veshjet e filmit 'House of Gucci'

Të gjithë po flasin për “House of Gucci” dhe të gjithë ata që janë fiksuar me filmin e famshëm mund të kenë një copëz nga ai në gardërobën e tyre, madje duke mbështetur një kauzë të madhe. Veshjet e skive të veshura nga Adam Driver dhe Lady Gaga tani janë në dispozicion për ankand në Christie's. Dhuruar nga Driver dhe Gaga, ankandi mbështet Shoqatën ELA - një organizatë jofitimprurëse evropiane që ndihmon në luftimin e leukodistrofisë, një gjendje e rrallë gjenetike dhe shpesh fatale e trurit që prek fëmijët, të miturit dhe të rriturit.

Të përfshira janë kostumi i skive i personalizuar i Driver, i dizajnuar nga Peuterey Luxury Skiwear, një golf me thurje Arran dhe çizme Sorel të veshura me gëzof krem. Ndërsa veshja e jashtëzakonshme e Gaga-s përfshin një xhaketë vintage Gucci, golf të zi kashmiri, pantallona të bëra me porosi, çizme Sergio Rossi, rrip Gucci vintage, kapelë me gëzof lepuri dhe bizhuteri të personalizuara Pikkio Bijoux.

Oferta për kostumin e Driver fillon nga 2,000 euro, ndërsa e Gaga-s fillon me 4,000 euro, të dyja vlerësohet të shiten për mbi 10,000 euro. Ankandi tani është i hapur dhe mbyllet më 14 dhjetor 2021.

Për shkak të fushatës Academy Award të "House of Gucci", pjesët nuk do të jenë menjëherë të disponueshme për blerësit, ndërsa bëjnë turneun e tyre, por do të dërgohen tek ata në fillim të vitit 2022.

Të këshilluara

Kim Kardashian nderohet si ikonë mode

Kim Kardashian, motra Khloe dhe nëna e tyre Kris Jenner morën në shtëpi një trofe shumë të lakmuar për sezonin e tyre të fundit të Keeping Up With the Kardashia...

11:00

Princ Harry motivon njerëzit të lënë punën

Princi Harry ka  këshilluar së fundmi njerëzit që ndihen ‘të mbërthyer në  një punë që nuk u sjell gëzim’ të largohen. Princi, i cili jeton në një rezidencë ...

18:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI