Flash

Vuçiç: Ndryshe nga ne, Kosova nuk e do vazhdimin e dialogut

Lapsi.al 7 December 2021
Vuçiç: Ndryshe nga ne, Kosova nuk e do vazhdimin e dialogut

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi më 7 dhjetor, se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën porse Prishtina është ajo e cila nuk do që dialogu të vazhdojë.

“Ne duam, duam të arrijmë edhe marrëveshje për të zhdukurit porse Prishtina nuk e do këtë. Nuk dëshiron fare të diskutojë me ne”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve pas inspektimit të disa punimeve në Beograd.

Vuçiç konsideron që Kosova aktualisht nuk do të fillojë ndonjë aksion serioz kundër serbëve në Kosovë, por sipas tij qeveria në Prishtinë shkeli të gjitha marrëveshjet që deri më tani u arritën me bashkësinë ndërkombëtare.

Presidenti serb përmendi si shembull marrëveshjen për lejimin e vizitave të ndërsjella duke shtuar se Beogradi lejoi shumë persona nga Kosova të vizitojnë Serbinë, por Prishtina nuk lejoi vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç madje as atëherë kur i ishte thënë që do t’i lejohej.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano paralajmëroi më 6 dhjetor që parakusht për aranzhimin e takimit të radhës duhet të jetë gatishmëria e palëve që të merren vesh rreth rezultateve konkrete, në të mirë të qytetarëve të tyre.

“Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, tha Stano.

Në fund të nëntorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Lajçak vizitoi Prishtinën e Beogradin në tentimin që të organizojë rundin e ri të takimit në nivelin më të lartë.

Nga vizitat në Prishtinë e Beograd, burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se Lajçak megjithatë është kthyer krejtësisht i dekurajuar.

Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksande Vuçiç. Që të dyja takimet ishin të pasuksesshme dhe dëshmuan se sa larg qëndrojnë palët në qasjen e tyre ndaj dialogut.

Pikërisht kjo i detyroi zyrtarët evropianë që të deklarojnë se takimi i tretë do të ndodhë vetëm nëse do të ketë gatishmëri për përparim në dialog./REL

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI