Flash

Goditet grupi që shpërndante drogë në Tiranë, 5 persona në pranga

Lapsi.al 7 December 2021
Goditet grupi që shpërndante drogë në Tiranë, 5 persona

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Kompleks” duke çuar pas hekurave pesë persona, të cilët u kapën me një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine e ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celularë dhe një makinë.

Të arrestuarit janë; Shkëlqim Palushi 24 vjeç, Xhekson Kolezi 23 vjeç, Geraldo Zyberi 23 vjeç, Armandi Diçe 30 vjeç dhe Emiljan Dyrmishi 26 vjeç.  Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin furnizonin me heroinë dhe kanabis disa zona të Tiranës.

Po sipas policisë, shuma e sekuestruar prej 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro është përfituar nga ky aktivitet kriminal. Heroina e sekuestruar ishe e ndarë në doza gati për shitje. Makina e sekuestruar përdorej nga të arrestuarit, për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Policia deklaron se operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI