Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Drake tërhiqet nga çmimet Grammy

Lapsi.al 7 December 2021
Drake tërhiqet nga çmimet Grammy

Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime. Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here ceremoninë, me The Weeknd që nuk mori pjesë pasi albumi i tij “After Hours” nuk u nominua në asnjë kategori. Këtë vit është kolegu i tij kanadez, Drake ai që ka tërhequr në mënyrë sensacionale dy nominimet e tij për çmimet e ardhshme Grammy 2022, siç raportohet nga Variety.

Drake, 35 vjeç, ishte në garë për albumin më të mirë Rap me “Certified Lover Boy” dhe Performancën më të Mirë Rap për këngën e tij “Way 2 Sexy”.

Kur u kontaktuan nga The Post, përfaqësuesit e Drake refuzuan të komentonin. Sidoqoftë, një person i brendshëm pranë kampit të tij konfirmoi për The Post se ishte një vendim që e mori vetë Drake – dhe Grammy e nderoi kërkesën e tij.

Reperi i “Hotline Bling” ka fituar më parë vetëm katër çmime Grammy, duke përfshirë për albumin më të mirë rep dhe këngën më të mirë rep. Kjo është ende shumë më pak se bashkëmoshatarët e tij, duke pasur parasysh se Jay-Z ka fituar 23 Grammy deri më sot.

Grammy-t konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues, producentë dhe inxhinierë audio.

Drake ishte një nga pesë artistët në secilën prej kategorive në të cilat ai u nominua. Variety raporton se ai nuk do të zëvendësohet në asnjërën kategori dhe katër artistët e mbetur tani do të luftojnë për secilin prej çmimeve.

Të këshilluara

Adele tregon emisionet që nuk i duron dot

Adele ka qenë e zënë me promovimin e albumit të saj, por ajo e shfrytëzoi mundësinë për të pasur pak kohë teksa u shfaq me Nikkie de Jager – në kanalin e saj në...

17:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI