Flash

Bullizuese dhe abuzuese, kështu e përshkruajnë ish-punonjësit Kamala Harris

Lapsi.al 7 December 2021
Bullizuese dhe abuzuese, kështu e përshkruajnë

Një ish-punonjëse, e cila ka punuar për Kamala Harris para se ajo të merrte zëvendëspresidencën, tha ajo tregohej shumë e keqe me stafin, shumë ndryshe nga imazhi që ka krijuar në botë. Ish-punonjësja tha se ndihmësit në zyrën e saj duhej të duronin "një sasi të vazhdueshme kritikash që u shkaktonin edhe stres të vazhdueshëm emocional", sipas The Washington Post.

Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të javës së kaluar se Symone Sanders, zëdhënësja kryesore e Harris, do të largohej së shpejti nga detyra e saj - së bashku me largimet e pritshme të Peter Velz, drejtori i operacioneve të shtypit dhe Vince Evans, zëvendësdrejtori i Zyrës së Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare. Këto lëvizje në zyrën e zëvendëspresidentit kanë shqetësuar disa demokratë për qëndrimin e saj në të ardhmen si një kandidate e mundshme presidenciale demokrate.

Disa ish-punonjës treguan për The Post disa shqetësime që ata patën ndërsa punonin për Harris vite më parë. Një nga çështjet kryesore që ngritën disa punonjës ishte refuzimi i Harris për të analizuar materialet informuese të paraqitura nga punonjësit, gjë që thuhet se nëse rezultonte që ajo të dukej e papërgatitur, përfundonte duke qortuar stafin, sipas The Post.

"Është e qartë se nuk po punoni me dikë që është e gatshme të bëjë përgatitjen dhe punën," i tha gazetës një ish-punonjës. "Me Kamalën duhet të durosh një sasi konstante kritikash që shkaktojnë stres të madh dhe gjithashtu duhet të merresh me mungesën e vetëbesimit të saj. Kështu që vazhdimisht je duke mbështetur një bullizuese dhe nuk është vërtet e qartë pse."

Ish-ndihmësi i Harris, Gil Duran u largua nga zyra e saj në vitin 2013 pas pesë muajsh në rolin e tij kur ajo ishte Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë. Në një rubrikë të kohëve të fundit, Duran, tani redaktor i faqes editoriale për The San Francisco Examiner, shkroi se ishte "e trishtueshme ta shikoje atë të përsëriste të njëjtat modele të vjetra shkatërruese".

Megjithatë, aleatët e Harris e shohin kritikën si pasojë e profilit të saj novator si femra e parë, e para me ngjyrë dhe e para indiano-amerikane që mori zëvendëspresidencën.

Sean Clegg, një partner në konsulencën politike Bearstar Strategies, tha se Harris kishte një natyrë të vështirë, por nuk ishte abuzuese.

Të këshilluara

Dënohet me dy vite burg nobelistja e paqes

Më herët gjatë ditës, Suu Kyi u dënua me katër vjet burg në Mianmar me akuza për nxitje dhe thyerje të rregullave të Covid-19. Por, ajo tani përballet me dy vj...

11:35

Drake tërhiqet nga çmimet Grammy

Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime. Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here c...

09:38

Adele tregon emisionet që nuk i duron dot

Adele ka qenë e zënë me promovimin e albumit të saj, por ajo e shfrytëzoi mundësinë për të pasur pak kohë teksa u shfaq me Nikkie de Jager – në kanalin e saj në...

17:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI