Flash

‘Zgjoi’ i regjizores nga Kosova bie në sy të producentit amerikan

Lapsi.al 6 December 2021
‘Zgjoi’ i regjizores nga Kosova bie në sy të producentit

Filmi “Zgjoi” (Hive) i regjisores shqiptare e Kosovës, Blerta Basholli, është dhënë premierë tashmë në shumë vende të botës.

Ai ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, aq sa në muajin Shtator, filmi “Zgjoi” i realizuar mjeshtërisht nga shqiptarët e Kosovës aplikoi për çmimet Oscar.

Përveç çmimeve dhe vëmendjes së madhe, ky film, i cili pasqyron vitet e dhimbshme të Kosovës ka tërhequr edhe vëmendjen e producentit të njohur amerikan Quincy Jones.

Në vitin 1971, ai u bë afrikano-amerikani i parë që ishte drejtor muzikor dhe dirigjent i Çmimeve të Akademisë.

Në vitin 1995, ai ishte afrikano-amerikani i parë që mori Çmimin Humanitar Jean Hersholt të Akademisë.

Ai është i barabartë me stilistin Willie D. Burton si afrikano-amerikani i dytë më i nominuar për Oscar, me shtatë nominime secili.

Në vitin 2013, Jones u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame si fitues, së bashku me Lou Adler, i çmimit Ahmet Ertegun.

Filmi zgjoi tregon për Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Të këshilluara

Zhduket llogaria në Twitter e Alec Baldwin

Llogaria kryesore e Alec Baldwin në Twitter është fshirë disa ditë pas intervistës së tij të parë që nga vrasja fatale e kinematografisë Halyna Hutchins. Baldw...

10:02

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI