Flash

‘Terrori’ në Lezhë/ Identifikohen personat që mësynë në lokal të armatosur dhe me maska, mes tyre nipi i deputetit të Partisë Socialiste

Lapsi.al 6 December 2021
‘Terrori’ në Lezhë/ Identifikohen personat që

Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Lezhë, më atë 13 nëntor të këtij viti, ku persona të armatosur dhe të maskuar hynë në një lokal në fshatin Zejmen dhe kontrolluan personat që ndodheshin brenda, duke iu kërkuar dokumentet e identifikimit. Mësohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë: R. Rr., 28 vjeç, A. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. B., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Një prej autorëve, 28-vjeçari Ramazan Rraja, është nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit, i cili nuk ndodhej në ato momente në ambientet e lokalit, dhe një shtetasi që është mik i tre personave që hynë të armatosur në lokal.

“Po në vijim të veprimeve, menjëherë pas publikimit të videos në media dhe rrjetet sociale, nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve që ndodheshin në lokal, të cilët në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Të këshilluara

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq. ARRSH bën me dije...

09:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI