Flash

Shkaktoi aksident të trefishtë në Fier, arratiset shoferi

Lapsi.al 6 December 2021
Shkaktoi aksident të trefishtë në Fier, arratiset shoferi

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Strum-Suk.

Një makinë tip “Volkswagen” fillimisht është përplasur me një “Benz” dhe më pas me një motomjet tip “Honda”. Për pasojë ka mbetur e lënduar shoferja 61 vjeçare e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pasi shkaktoi aksidentin e trefishtë, shoferi i makinës “Volkswagen” është arratisur.

“Në aksin rrugor Strum-Suk, një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 28 vjeç, dhe më pas ka përplasur motomjetin tip “Honda”, me drejtuese shtetasen F. M., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe është larguar nga vendngjarja”, thotë policia.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Të këshilluara

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq. ARRSH bën me dije...

09:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI