Flash

Lady Gaga fiton çmimin e parë për 'House of Gucci'

Lapsi.al 6 December 2021
Lady Gaga fiton çmimin e parë për 'House of Gucci'

Pavarësisht komenteve të ndryshme për performancën e saj, ylli i dramës së re të Ridley Scott ka fituar çmimin e saj të parë për portretizimin e saj të Patrizia Reggiani, e cila punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, Maurizio Gucci, në vitin 1995.

Rrethi i Kritikëve të Filmit në Nju Jork njoftoi se e kishte shpallur Gagën “Aktorja më e mirë” së bashku me fituesit e tjerë të çmimeve. Fitorja e Gaga-s ishte e vetmja që filmi mori nga grupi, i cili e konsideron veten si “një alternativë parimore ndaj Oscar”. Në fakt, organizata e sipërpërmendur ka zgjedhur të njëjtin film më të mirë si “Oscars” 30 herë gjatë 86 viteve të tij, raportoi Wrap. Performanca e Gaga-s në filmin e Scott-it për rastin shumë të përfolur të viteve ’90 është kritikuar dhe lavdëruar gjerësisht.

Përpjekja e saj për një theks italian (po ashtu edhe e yjeve të tjerë  Jared Leto, Adam Driver dhe Al Pacino) është e sforcuar, me trajnerin e theksit të Salma Hayek për filmin që deklaroi se duket më shumë rusisht sesa italisht.

Të këshilluara

Adele tregon emisionet që nuk i duron dot

Adele ka qenë e zënë me promovimin e albumit të saj, por ajo e shfrytëzoi mundësinë për të pasur pak kohë teksa u shfaq me Nikkie de Jager – në kanalin e saj në...

17:15

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI