Flash

Mbyllja e hyrje- daljeve në Maminas, qytetarët kundërshtojnë policinë (VIDEO)

Lapsi.al 6 December 2021
Mbyllja e hyrje- daljeve në Maminas, qytetarët kundërshtojnë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha hyrje daljeve në zonën e Maminasit në Durrës, ndërkohë pati edhe prezencë të shumtë të policisë, për shkak të kundërshtimit të pronarëve të bizneseve. Qytetarët dhe bizneset janë mbledhur edhe sot në ditë me shi, për të kundërshtuar aksionin e policisë. Ata shprehen se mbyllja e këtyre hyrje-daljeve ua bën atyre të pamundur zhvillimin e aktivitetit për shkak se rruga dytësore për t'u futur në ambientet e biznesit, është shumë larg.

Forcat policore kanë vënë një perimetër sigurie dhe po merren me mbarëvajtjen e procesit. Dy janë kërkesat që kanë bërë pronarët e bizneseve. Ata kërkojnë së pari krijimi i një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore.

Në këtë aks rrugor puna ka përfunduar për tu zhvendosur në hyrje daljet e tjera të autostradës. Në këtë aks rrugor janë rreth 200 biznese që operojnë dhe nga bllokimi i hyrje daljeve kanë ngelur pa punë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-06-at-12.08.37-PM-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq. ARRSH bën me dije...

09:52

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI