Flash

Lily Collins reagon ndaj kritikave për serialin “Emily in Paris”

Lapsi.al 5 December 2021
Lily Collins reagon ndaj kritikave për serialin “Emily in

Aktorja e njohur Lily Collins, ka reaguar së fundmi ndaj kritikave që mori seriali “Emily in Paris” për mungesën e diversitetit dhe përshkrimeve të njëtrajtshme të kulturës franceze.

Në një intervistë për revistën “Glamour”, Lily pranoi se polemikat ndikuan në  realizimin e  sezonit të dytë.  "E kisha vërtet me pasion përfshirjen e më shumë grave, njerëzve me ngjyrë dhe gjithashtu orientimin seksual, për të treguar vërtet më shumë se çfarë është bota dhe për të qenë pjesë e familjes ‘Emily’. Nëse ka ndonjëherë një mundësi për të qenë më mirë, për të bërë më mirë dhe për të pasur më shumë përfaqësim dhe përfshirje, duhet të vraponi me të.Ne nuk e dinim se bota do të ishte në gjendjen në të cilën ishte kur u publikua sezoni i parë. Njerëzit thanë se po qeshnin dhe buzëqeshnin për herë të parë pas një kohe të gjatë, se kjo u kujtonte atyre se si ndihej argëtimi dhe se ne ishim në gjendje të ofronim pak arratisje, romanticitet dhe udhëtime", u shpreh aktorja. Sezoni i dytë i 'Emily in Paris'  do të publikohet më 22 dhjetor të këtij viti në Netflix.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI