Flash

Dua Lipa tërhiqet nga eventi i njohur muzikor, shkak gjendja e saj shëndetësore

Lapsi.al 5 December 2021
Dua Lipa tërhiqet nga eventi i njohur muzikor, shkak gjendja e saj

Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat e saj.

Përmes rrjetit social,Instagram, Dua  ka njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball pasi është  me laringit. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringitit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht.U kërkoj falje fansave të mi dhe uroj të shihemi së shpejti së bashku", shkruajti këngëtarja në postim.Festivali do të zhvillohet në New York të premten në mbrëmje, ku do të performojnë artistë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X.

Urdhrat e mjekut: Dua Lipa e nisi mesazhin e saj duke u shprehur se mjekët i thanë të mos paraqitej në eventin muzikor.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI