Flash

‘House of Gucci’, vjen çmimi i parë për Lady Gaga

Lapsi.al 4 December 2021
‘House of Gucci’, vjen çmimi i parë për Lady Gaga

Le të heshtin të gjithë ata që mendojnë të kundërtën, pasi disa kritikë besojnë se performanca e Lady Gaga në “House of Gucci” është e denjë për çmime.

Pavarësisht komenteve të ndryshme për performancën e saj, ylli i dramës së re të Ridley Scott ka fituar çmimin e saj të parë për portretizimin e saj të Patrizia Reggiani, e cila punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, Maurizio Gucci, në vitin 1995.

Rrethi i Kritikëve të Filmit në Nju Jork njoftoi se e kishte shpallur Gagën “Aktorja më e mirë” së bashku me fituesit e tjerë të çmimeve. Fitorja e Gaga-s ishte e vetmja që filmi mori nga grupi, i cili e konsideron veten si “një alternativë parimore ndaj Oscar”. Në fakt, organizata e sipërpërmendur ka zgjedhur të njëjtin film më të mirë si “Oscars” 30 herë gjatë 86 viteve të tij, raportoi Wrap.

Performanca e Gaga-s në filmin e Scott-it për rastin shumë të përfolur të viteve ’90 është kritikuar dhe lavdëruar gjerësisht. Përpjekja e saj për një theks italian (po ashtu edhe e yjeve të tjerë Jared Leto, Adam Driver dhe Al Pacino) është e sforcuar, me trajnerin e theksit të Salma Hayek për filmin që deklaroi se duket më shumë rusisht sesa italisht.

Të këshilluara

Rihanna flet për thashethemet e shtatëzanisë

Thuhej se këngëtarja nga Barbados, “Bad Gal Riri”, ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë me partnerin Asap Rocky. Superylli që u shfaq në vendlind...

12:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI