Flash

Greqia njofton masa të reja për hyrjen në vend, zbulohet ç'duhet të kenë parasysh shqiptarët

Lapsi.al 4 December 2021
Greqia njofton masa të reja për hyrjen në vend, zbulohet

Greqia ka ndryshuar sërish rregullat e hyrjes së vend. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga shteti fqinj për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të MEPJ, shteti fqinj Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore. Nga këto masa përjashtohen shqiptarët që janë me nënshtetësi greke.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

?Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

??? ?????? ??? ???? ??̈? ??????̈? ? ??̈???????̈? ??̈ ?????????̈? ??̈ ??????̈????̈.

?Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

➡️Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

➡️Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).

➡️ Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.

➡️Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

➡️Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.

➡️Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test. Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

❗Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t'ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

?Pikat kufitare:

✅Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

✅Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI