Flash

50 Cent i kërkon falje Madonnës pasi ofendimeve që i bëri

Lapsi.al 4 December 2021
50 Cent i kërkon falje Madonnës pasi ofendimeve që i bëri

Reperi i këngës legjendare “Candy Shop”, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në Twitter për t’i kërkuar falje Madonna-s pasi ai u tall me koleksionin e fotove të të brendshmeve që ajo postoi në Instagram gjatë festës së Falenderimeve.

“Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonës, ajo shkoi dhe nxori një foto të vjetër të MTV-së nga viti 03,” filloi ai.

“Ok, më falni që nuk kisha ndërmend të lëndoja ndjenjat e saj. Unë nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj të pranoni faljen time,” shtoi ai.

50 Cent iu referua krahasimit të tij të një prej fotove të Madonnës me një foto të këmbëve të shtrigës së ligë të Lindjes nën shtëpinë e Dorothy në Magjistarin e Ozit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI