Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Burrel. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë dhunuar një 19-vjeçare. Policia e Matit bën me dije se në pranga kanë rënë bashkëshorti dhe vjehrri i të resë të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
E reja ka marrë dëmtime të shumta në trup nga dhuna që iu ushtrua nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Driland Ziba dhe vjehrri i saj Bestar Ziba.