Flash

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Tiranë

Lapsi.al 2 December 2021
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

Policia ka bërë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Taksia” është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKSIA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 5 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Saranda drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “TAKSIA”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 5 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me vranësira

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore mbizotërojnë veriun  dhe veriperëndimin e vendit duke filluar nga orët e para t...

07:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI