Flash

Deklarata e Ben Affleck shkakton pakënaqësi në rrjet

Lapsi.al 2 December 2021
Deklarata e Ben Affleck shkakton pakënaqësi në rrjet

Ndërsa është duke promovuar filmin e tij të ardhshëm "The Tender Bar", Ben Affleck ka folur për Jennifer Lopez dhe për prindërimin. Sa i përket rikthimit me aktoren, ai tha se ndihet shumë mirënjohës dhe e quajti si diçka “shumë të bukur” dhe e vlerësoi këtë shans të dytë.

Por ajo që shkaktoi shumë pakënaqësi në rrjet, ishte deklarata e tij në lidhje me prindërimin. Affleck argumentoi se është "e rëndësishme të kesh dy prindër për të rritur me sukses një fëmijë”.

“Është e rëndësishme të kesh dy prindër për rritjen dhe edukimin e një fëmije. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem një baba i mirë. Djemtë duhet të mësohen”, tha për WSJ aktori, i cili është baba i djalit 9-vjeçar Samuel me ish-gruan e tij, Jennifer Garner. "Si të silleni, si të veproni. Cilat duhet të jenë vlerat tuaja. Mënyrat se si babai im e bëri me mua është me të vërtetë kuptimplotë - siç është edhe pjesa kur ai mungonte."

Aktori është prind i Samuel dhe dy vajzave - Violet, 16 dhe Seraphina, 12 vjeçe – të cilët i ka me Jennifer Garnerin. Ata u ndanë në vitin 2015 dhe finalizuan divorcin tre vjet më vonë, në 2018-ën.

"Ti duhet një baba për përforcim pozitiv," vazhdoi ai. “E mësova nga babai im dhe e humba kur ai nuk ishte aty. Në një farë mënyre unë munda t'i shikoja të dyja palët: të rritesha me - dhe pa - një baba."

Komentet e Affleck ngjallin reagime pasi në botë ka shumë prindër beqarë, të ve dhe njerëz që kanë zgjedhur të jenë prindër të vetëm, të cilët po i rrisin fëmijët pa një partner.

Të këshilluara

Një tjetër film Magic Mike

Channing Tatum dhe regjisori Steven Soderbergh do të ribashkohen për “Magic Mike’s Last Dance”, pjesa e tretë në sagën e striptistëve meshkuj të Warner Bros. ...

17:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI